ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC
  1. Ballina
  2. Zhanre
  3. ETC - Kafe
  4. Këshilla nga ekspertët e kafesë.


Cdo ditë zihen me miliona filxhana kafeje, për të bërë një kafe të mirë dhe të shijshme, keni parasysh këto udhëzime:

1. Freski
Ruani kafenë në enë të mbyllur hermetikisht larg nga drita, ajri, nxehtësia dhe lagështia. Kafejaqëndron e freskët për të paktën 14ditë.

2. Bluarja
Varësisht nga lloji i pjekjes, kafeja duhet të bluhet me makinë specifike.

3. Sasia
Një kafe bëhet nga 2 lugë apo 10gram kafe dhe 180ml ujë.

4.Uji
Përdorni cdoherë ujë të pastër për pirje sepse kafeja është 98% ujë. Uji duhet të arrijë pikën evlimit deri në rreth 100 gradë Celsius.