ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC






Mirëmbajtja Personale

Këshilla dhe rekomandime për mirëmbajtje personale tek meshkujt. Trajtimi i lëkurës së fytyrës, flokëve, mjekrës dhe të ngjajshme për dukje të bukur dhe të pastër

Ndiqni këshillat se si të rruani mjekrën dhe të mbani lëkurë të butë dhe të dëshiruar:

1. Fillimisht lagni fytyrën tuaj para se të vazhdoni me procedurat e tjera sepse kështu do të ndihmoni të hiqen qelizat e vdekura të lëkurës.

2. Aplikoni kremin-shkumën e rrojes duke përzgjedhur atë varësisht nga lloji i lëkurës tuaj. Duke përdorur brushën për vendosjen e kremit në mënyrë rrethore, kremi hyn më mirë deri në lëkurë duke mbuluar mirë secilën pjesë.

3. Lëni kremin të qëndroj për 2-3 minuta qe të ndikoj në cdo fije të qimeve, të forta apo të buta cfarëdo qofshin ato.

4. Shumë ka rëndësi të përdorni briskun e duhur pë rroje, duke përdorur atë në drejtimin nga i cili dalin qimet tuaja.

5. Për t'iu shmangur irritimit të lëkurës, ndërroni shpesh briskun e rrojes.

6. Pas rruarje, shpërlani me ujë të ftohtë fytyrën për t'iu shmangur inflamacioneve, më pas aplikoni lëng pas rrojes që të mbyllen poret dhe që të largohet tërësisht uji nga lëkura juaj.

7. Briskun për rroje ruani në vend të thatë, jo në lagështi në lavaman apo afër dushit.