ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC






Mirëmbajtja Personale

Varësisht nga lloji i lëkurës dhe sasia e qimeve në trupin e njeriut, ashtu edhe duhet të trajtohen veç e veç qimet në secilën pjesë ku ato dalin. Të përdorni metodën e ndukjes, të rruheni, të përdorni krem depilimi, dyll, laser apo edhe metoda të tjera, më poshtë gjeni disa këshilla.

1 .Ndukja e qimeve
Metodë kjo me më shumë dhimbje por e efektshme. Zakonisht përdoret për heqjen e qimve më të rralla të cilat dalin në fytyrë, mjekër, mustaqe, dhe vetulla. Me këtë metodë largohen ve ç e ve ç secila qime me kujdes. Nga ndukja e qimeve, rezultojmë në kohëzgjatje pak më të madhe që të dalin qimet e tjera ne të njejtin vend. Për ndukje përdoren piskatoret.

2. Rruajtja
Metodë që përdoret për zonat e trupit si: këmbët, duart e tek meshkujt fytyrën.
Specifikojmë gjininë shkaku i dendësisë së qimeve në fytyrë. Nuk preferohet brisku i rrojës për të hequr qime nga fytyra tek femrat pasiqë janë tepër të rralla dhe në këtë rast mund të nxisim daljen e më shumë qimeve pas heqjes.

3. Kremërat depilues
Nëse keni vendosur të përdorni krem depilimi për heqjen e qimeve, atëherë përzgjedhni me kujdes llojin e kremit. Jo të gjitha kremërat kanë përbërje të njejt dhe japin efektin e njejt. Duhet të përzgjedhni të duhurin për llojin tuaj të lëkurës. Më pas ndiqni udhëzimet e përdorimit, lëni kremin sa minuta thuhet në përshkrim, nëse e lëni më gjatë do të fitoni djegie të lëkurës. Rekomandohet që para përdorimit ta provoni një sasi të vogël në dorë fillimisht.

4. Depilimi me dyll
Metodë kjo e cila mund të realizohet në shtëpi apo edhe në sallonet profesionale. Konisderohet metdoë që shkakton shumë dhimbje por është metodë e cila rrallon daljen e qimeve dhe zgjat kohën e daljes së tyre. Nëse jeni në tretman kundër akneve apo problemeve të tjera me lëkurën, mos aplikoni këtë metodë. Kujdes gjatë vendosjes së dyllit, nëse është tepër i nxehtë, do të digjni lëkurën tuaj.

5. Metoda me penjë
Metodë tradicionale indiane e cila ofrohet edhe në sallone të ndryshme. Profesionistët e kësaj metode, përdorin penjët duke shkulur qimet e padëshiruara.

6. Laserët
Metoda që bën heqjen e qimeve për afatin më të gjatë në krahasim me të gjitha metodat e përmendura, por që kërkon më shumë tretmane brenda 4-6 javësh. Kjo metodë është efektive në qime të errëta. Metoda është më e kushtueshme dhe nganjëherë edhe e dhimbshme, por që mund të përdoret në të gjitha pjesët e trupit ku dalin qimet e padëshiruara. Sigurohuni që të kryeni tretmanin tek mjekët dhe profesionistët e trajnuar mirë në këtë lëmi.