ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC






Mirëmbajtja e Flokëve

Si të pastrojmë, të mirëmbajmë dhe çfarë preparatesh të përdorni për flokë të shëndoshë dhe këshilla të tjera të vlefshme për kujdes ndaj flokut.

Për pastrimin e flokëve, ndiqni këshillat më poshtë për flokë të shëndetshëm:

1 .Para se të vendosni shampon në flokët tuaja, lagni mirë flokët tuaja me ujë reth 1 minut.

2. Cdoherë përdorni ujë sa më të ftohtë për shpërlarjen e flokëve, të pakten herën e fundit të shpërlarjes. sigurohuni që keni shpërlarë mirë flokët me ujë tëf tohtë. Ashtu mbyllen kutikulat dhe laget mirë rrënja e flokut që ëeshtë e domosdoshme për të gjitha llojet e flokëve.

3. Shmangni fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir sepse ashtu do të dëmtoni flokun, dhe sa më shumë të jetë e mundur lëni flokët të thahen në mënyrë natyrale.

4. Aplikoni vajëra të ndryshme 2-3 orë para se të lani flokët, duke e vendosur atë në skalp. Mund të përdorni vaj kokosi, ulliri apo edhe vaj ushqimor. Ndihmojnë në rritjen dhe daljen e flokëve të shëndetshëm

5. Krehni flokët para se t'i lani ato. Flokët lagur janë më të dobët dhe më vështirë për t'u krehur, ashtu edhe dëmtohen më tepër. Krehni flokët më leht duke ndarë ato në katër pjesë, mënyrë kjo që mundëson më lehtë krehjen e flokut. Krehja e flokëve para dushit, ndihmon në qarkullimin e gjakut si dhe eviton formimin e poreve dhe majat e dëmtuara të flokëve.

6. Përdorimi i balsameve për flokë duhet të bëhet me kujdes. Asnjëherë mos vendosni kondicionerët në rrënjët e flokut, vendosni ata vetëm në pjesët e tjera. Shpërlani mirë sepse nëse mbetet në flokë, flokët tuaj do të duken keq dhe mund të dëmtohen.

7. Pas vendosjes së shampos në flokë, fërkoni rrënjët ngadalë dhe me kujdes, nuk duhet të fërkoni me forcë rrënjen e flokut. Duhet të fërkoni duke bërë masazh për disa minuta në formë rrethore me gishta rrënjen e flokut.