200gr Boronica 500gr Rrush i bardhë pa fara 250gr Dredhëza 150gr Ajkë e ëmbël (krem kuzhine) 1 Ananas |
Hapi 1
Pastroni mirë të gjitha frutat.
Ndani kokrrat e rrushit nga kërcelli, dhe hiqni gjelbrimin nga dredhëzat.
Dredhëzat i përgjysmoni.
Hapi 2
Në pjatë të sheshtë filloni t'i japni formën e bufit nga frutat.
Me dy enë qelqi të mbushura me ajkën e ëmbël formoni sytë duke përdorur edhe boronicat.
Qërroni ananasin dhe preni në forma të vogla trekëndëshi.
Pastaj vazhdoni sikur në foto të rradhisni frutat për të formuar Bufin.