200gr boronica 250gr dredhëza 150gr ajkë e ëmbël (krem kuzhine) 1 limon i vogël 4 banane Rrëmojsa apo hellë të vegjël |
Hapi 1
Pastroni mirë dredhëzat dhe boronica.
4 dredhëzave ia leni gjelbrimin dhe nuk i preni, të tjerave ia hiqni dhe i preni në rrathë rreth 1cm. (foto)
Hapi 2
Preni bananet në rrathë sikur dredhëzat dhe spërkatini me lëng limoni që të mos nxihen dhe menjëherë filloni nga gjelbrimi i dredhëzës të rradhisni në pjatë të madhe nga një rreth banane, një dredhëz e kështu me rradhë.
Nga një copë dredhëze formoni gjuhën e gjarprit.
Në një kupë qelqi vendosni ajkën e ëmbël duke e dekoruar me boronica dhe dredhëza.
Përdorni dy rrëmojsa për t'ia vendosur sytë e gjarprit me boronica.