200gr Ajkë e ftohtë 200gr Kos Lëng nga gjysëm limoni Kripë dhe piper 1 Lugë e vogël mjaltë 2 Tranguj 1 tubë Rrepkë e kuqe 4 Qepë 1-2 Speca të kuqe 1-2 Kungulleshkë 150gr Këpurdha 1 Qepë e kuqe 6copë Salsiçe Shkopinjë druri (hell) 2lugë Vaj ulliri |
Hapi 1
Në një enë përzieni ajkën, kosin dhe lëngun e limonit. Shtoni kripë piperin dhe mjaltën. Qërroni dhe preni trangujt.
Hapi 2
Preni rrepkat në feta të holla. Lani dhe preni qepët në formë unaze.
Hapi 3
Bashkoni trangujt me rrepka dhe përsëri shtoni mëlmesat, kripë dhe piperin.
Hapi 4
Ngrohni skarën. Lani kunkulleshkat dhe specat. Preni përgjysmë ose më të vogla specat varësisht nga madhësia e tyre.
Hapi 5
Preni kungulleshkat në feta rreth 3cm të trasha. Pastroni këpurdhat dhë ndani në dysh apo katërshe varësisht nga madhësia. Qërroni dhe lani qepën e kuqe.
Preni salsiçet në 4 pjesë
Hapi 6
Lyeni perimet me vaj ulliri dhe shtoni kripën e piperin. Në mënyrë të rregullt vendosni perimet dhe salsiçet në shkopinjët e drurit (4-6 copë)
Hapi 7
Vendosni shkopinjët me salsiçe në grill të parangrohur për rreth 8minuta duke i rrotulluar në të gjitha anët.
Shërbeni me sallatë.