1kg | Mish qure (bibe) |
3 | Lugë uthull |
5 | Lugë vaj ulliri |
3 | Lugë mjaltë |
3 | Lugë kripë |
¼ | Lugë piper |
500gr | Domatina |
500gr | Speca |
Brozilok | |
1 | Qepë |
1 | Thelb hudhër |
600gr | Shpageta |
Hapi 1
E pastroni mishin,e preni në shirita. I përzieni 3 lugë vaj, mjaltë, 1 lugë çaji kripë dhe ¾ lugë piper dhe i përzieni me mish qure.
Hapi 2
Pastroni domatet dhe specat, specave i'u largoni farat dhe i preni në copa më të mëdha. Pastroni brozilokun. Qëroni qepët dhe hudhrën, e grimëconi qepën dhe e shtypni hudhrën.
Hapi 3
I zieni pastat në ujë me kripë për rreth 2-3 minuta. E ngrohni vajin në tigan dhe shtoni qepët, hudhrën dhe specat, pastaj shtoni domatet dhe i fërgoni për rreth 5 minuta duke i përzier.
Hapi 4
E pjekni mishin në tigan për rreth 10 minuta. I përzieni makaronat dhe perimet me ¾ lugë kripë dhe ½ lugë piper. E zbukuroni me brusketa dhe brozilok.