ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Pizza me mish

Lehte

40Min

Pergaditja

lMin

Pjekja/Zierja

Përbërësit 4 Persona

1kg Mish të grirë
2 Feta bukë
1 Qepë
1 Thelb hudhër
200gr Djath
1 Kungull të njomë
1 Vezë
200ml Keçap
1 Specë të verdhë
4 Domate
125gr Djath mozzarella
125gr Kaçkavall
Këpurdha
Specë të kuqe
Piper
Kripë
Brozilok
Majadanoz

Përgaditja

Hapi 1
E ngrohni furrën në 200°C.
Hapi 2
I vendosni feta e bukës në ujë të ftoht. Qëroni qepët, hudhrën dhe i copëtoni.
Hapi 3
Pastroni majadanozin dhe brozilokun dhe i preni imët. E preni djathin në katrorë të vegjël. E pastroni dhe e grini kungullin e njomë.
Hapi 4
E vendosni mishin e grirë në një pjatë. Shtoni fetat e bukës, qepët, hudhrën, bimët (majdanozin dhe brozilokun), kungullin e njomë dhe vezët dhe i përzini mire. Shtoni kripën, piperin dhe specen e kuqe. E përhapni mishine grirë në tepsi dhe shtypeni. E lyeni me keçap.
Hapi 5
I kulloni këpurdhat dhe i përhapni mbi mish. Picen e pjekni në furrë për rreth 20 minuta.
Hapi 6
I pastroni specat dhe domatet, specat i preni në shirita dhe domatet në feta. Petëzoje djathin mozerlla.
Hapi 7
Pas kohës së pare të gatimit, shtoni pices specat, domatet dhe djathin mozzarella dhe vendosnei prap në furrë për rreth 20 minuta.
Hapi 8
Picen e preni dhe e shërbeni me sallatë.