4 copa | Mish Ramstek |
1 thelb | Hudhër |
4 lugë gjelle | Erëza të përziera |
250gr | Gjalpë |
100ml | Qumësht me yndyrë |
Kripë dhe piper i zi | |
1/2 | Limon |
Hapi 1
Fillimisht shkrini mirë 4 copat e mishit.
Hapi 2
Qërroni patatet e ëmbla dhe preni ato në copa rreth 3cm të
trasha. Zieni patatet ngadalë në ujë me kripë për rreth 20minuta.
Hapi 3
Ngrohni furrën në grill paraprakisht.
Shkrini gjalpën. Qërroni hudhrën dhe prejeni imtë, përzieni
bashkë me erëzat dhe 200gr gjalpë. Shtrydhni gjysmë limoni dhe lërini të
ftohen.
Hapi 4
Kulloni patatet dhe lërini të ftohen rreth 4 minuta. Ngrohni
qumështin. Vendosni patatet në një tenxhere dhe ndrydhni ato për të fituar
purenë. Shtoni qumështin, kripën dhe piperin dhe përzieni mirë deri sa të
fitoni masën e puresë. Shtoni gjalpin e mbetur (50gr) dhe përzieni për të
përfunduar purenë.
Hapi 5
Pastroni mishin dhe e thani mirë. Marinoni me kripë dhe
piper dhe piqeni nga 5 minuta në të dyja anët në grillin e ngrohur.
Nëse është e nevojshme, ngrohni edhe njëherë purenë e
patateve për ta shërbyer në pjatë anash mishit.