8 | Domatina |
1 | Spec i verdhë |
1 | Spec i kuq |
1 | Spec i gjelbërt |
1 | Qepë e kuqe |
2 | Tranguj mesatar |
4 | Patate |
12 | Kokrra të mëdha rrush i kuq |
1/4 kupe | Vaj ulliri |
2 lugë | Uthull balsamike |
2 thelpinjë | Hudhër |
1/2 lugë çaji | Kripë |
¼ lugë çaji | Biber i zi |
Shkopinjë druri |
Hapi 1
Fillimisht i pastrojmë mirë perimet. Qërrojmë patatet dhe i
prejmë në forma të vogla (shihni foton). i vendosim për t'i zier ne ujë me
kripë.
Hapi 2
Thelpinjtë e hudhrës, vajin e ullirit, uthullën balsamike
dhe kripën i përziejmë në një kupë qelqi.
Hapi 3
Vendosim patatet e ziera së bashku me perimet e tjera në një
enë, ia vendosim sipër përgatitjen nga Hapi 2, i përziejmë dhe i lëmë të ftohen në frigorifer për rreth
10min.
Hapi 4
Shkopinjtë e drurit i lagim paraprakisht dhe me radhë i
vendosim perimet sipas renditjes që të formojmë ngjyrat e ylberit. Sipër mund
t'i kriposni sipas dëshirës me kripë dhe biber.
Hapi 5
Paraprakisht ngrohni furrën në temperaturë mesatare. Lyeni
tepsinë me vaj dhe radhitni shkopinjtë me perime. I piqni nga 5-7 minuta nga të
dyja anët.