ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Kifle me kungull dhe mak

Min

Pergatitja

Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

750gr Miell
10gr Maje buke
2 luge gjelle Sheqer ose mjalte
100gr Gjalpë
200ml Qumësht
250gr Kungull të pjekur të bluar
Mbushja:
300gr Afion (mak)
200ml Qumësht
100gr Sheqer

Përgatitja

Hapi 1

Së pari ne një enë të vogël aktivizojmë majën, me pak qumësht të vakët dhe një lugë sheqer.


Hapi 2

Në enë tjetër shtojmë miellin, kripën dhe majën e aktivizuar.
Kungullin e pjekur e bluajmë dhe ia shtojmë miellit.


Hapi 3

Gatuajmë brumin duke ia shtuar qumështin dhe në fund gjalpën.
Brumin e fituar e lëmë të dyfishohet.
Në një enë tjetër shtojmë afionin, sheqerin dhe qumështin, i vëm mbi zjarr i lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare derisa masa të trashët.


Hapi 4


Marrim brumin e dyfishuar, e hollojmë në formë drejtëkëndëshi me trashësi 1cm.
E lyejmë sipërfaqen me masën nga afioni, pastaj i rotullojmë nga dy anët në formë rollade.



Hapi 5


I presim në trashësi 1.5cm, i vendosim në tepsi të shtrira, i lëmë të pushojnë 20min, pastaj piqen në 200°C.