ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Llazanja boloneze me pallaqinka

Min

Pergatitja

Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

3 Veze
1/2 pako Spinaq i ngrire ose 400 gr spinaq
250gr Miell
50ml Vaj ulliri
Kripe
Qumësht sipas nevojes
Salca boloneze e shpejtë:
500gr Mish i bluar
1 luge caji Qepe e thare
1 luge caji Hudher e thate
400ml Salce e domateve
Erëza italiane Kotanyi
Kripë/Piper
150gr Djathe kackavall ose mocarelle
60gr Djathe parmesan i bluar

Përgatitja

Hapi 1

 

Së pari skuqim pak spinaqin, pastaj e bluajmë bashk me vajin.

Shtojmë vezët, miellin dhe kripën, i përziejmë mire.

Në fund shtojmë qumështin derisa të marin trashësin për palpeta.

Brumin e fituar e lëmë të pushoj 20min, pastaj I skuqim një nga një.

 

Hapi 2

 

Salca:

Skuqim mishin në pak vaj ulliri.

Shtojmë salcën e domateve dhe erëzat.

I lëm të ziejnë bashk për 5min.

 

Hapi 3

 

Marim një tepsi, mbi letër kuzhine vendosim një palpate, sipër e mbulojmë me salcën dhe nga pak djathë kaqkavall dhe parmesan. Kështu veprojmë edhe me 5 të tjera, duke i vendosur një mbi një. Mbi të fundit hedhim vetëm djathin. Piqen në 200°C, derisa djathi të shkrihet dhe të merr ngjyrë të bukur të artë.