ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Musak me kërpudha, spinaq dhe patate

Min

Pergatitja

Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

4 - 5 Patate
Salca beshamell
60gr Gjalpë
60gr Miell
600ml Qumësht
250gr Spinaq
Pak arrë muskati
Kripë/piper
500gr Kerpudha

Përgatitja

Hapi 1

Ziejmë patatet në ujë të kripur diku deri 80 përqind.

Skuqim spinaqin për 2-3min në pak vaj ulliri.

 

Hapi 2

Beshamelli:

Në një enë shtojmë gjalpën dhe miellin, i skuqim për 4-5min.

Shtojmë qumështin duke e përzier me shumë kujdes për 3min.

Largojmë enën nga zjarri dhe shtojmë erëzat.

 

Hapi 3

Në procesor ushqimi bluajm spinaqin dhe pastaj ia shtojmë beshamellit.

Kërpurdhat I presim me trashësi rreth 3mm, dhe I skuqim në pak vaj ulliri.


Hapi 4

Patatet e ziera I presim me trashësi rreth 5mm, I vendosim në tepsi të lyerë pak me vaj ose gjalpë.

Mbulojmë patatet me një shtres beshamell, shtojmë gjysmën e kërpurdhave, dhe djathin kaqkavall.

Njësoj veprojm edhe me rendin e dytë.

Piqen në 220°C, derisa sipërfaqja të merr ngjyrën si në foto.

Pas pjekjes(në mënyrë që të pritet mire), duhet të presim së paku 10min.