ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Torta e Vitit te Ri

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

9 Të bardha të vezëve
100gr Sheqer
150gr Fruta arrore te grimcuara(arra, badema, lajthi)
150gr Fruta të thara(boronice e kuqe, kajsi, fiq, rush te bardhë dhe rush të zi)
40gr Miell
1/3 e pakos Pluhur për pjekje
Kremi:
9 Verdha të vezës
100gr Sheqer
10gr Sheqer vanilje
150gr Gjalp
200ml Krem qumështi Hopla
Grimca sheqeri dekorativ

Përgatitja

Hapi 1

Të gjitha frutat e thata grimcohen.

Tunden të bardhat e vezëz me sheqer.

 

Hapi 2

Shtojmë frutat, dhe miellin me pluhur për pjekje.

Masën e fituar e vendosim në tepsi shporeti, mbi letër kuzhine.

Piqet në 160°C, rreth 20min.

 

Hapi 3

Kremi:

Të verdhat e vesëz me sheqer gatuhen mbi avull, duke i përzierë vazhdimisht.

Pas rreth 15-20 min, kur marin formën e kremit dhe ngjyrën e artë, largohen nga avulli.

 

 

 

Hapi 4

Shtojmë gjalpën, dhe e lëm anash derisa të ftohet.

Tundim kremin e qumështit derisa të trashet.

Pastaj ia shtojmë gradualisht kremin nga të verdhat e vezës.

 

 

Hapi 5

 

Brumin e pjekur dhe të ftohur, e presim në formë të shiritave me gjersi rreth 3cm. Marim 5 shiritat e pare,  I lyejm me krem, mbi shtojmë 4 shirita I lyejmë sërish me krem.kështu vazhdojm derisa të mbetet një shirit(ta merr formën e piramidës).