ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Krepa

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

5 Vezë
1/2 l Qumësht
1 Sheqer vanilje
1 filxhan kafeje Vaj
400 gr Miell
Kripë

Përgatitja

Hapi 1

Së pari tunden vezët pastaj shtohen: qumështi, vaji, kripa, sheqeri i vaniljes e mielli dhe tunden të gjitha. 


Hapi 2

Tigani për krepa, pasi ngrohet më parë, lyhet me pak vaj. Pastaj, e hedhim pak brumë aq sa të krijohet një petë e hollë me trashësi prej 1mm. 


Hapi 3

Krepat piqen në të dyja anët. Kështu vazhdon derisa të harxhohet i tërë brumi.

Lyerja e krepave bëhet sipas dëshirës tuaj.