1 kg | Miell |
1/2 l | Ujë |
1 lugë gjelle | Kripë |
1 lugë gjelle | Sheqer |
1 lugë gjelle | Tharmë buke |
Hapi 1
Tharmin,
sheqerin, pak kripë dhe dy lugë miell i perziejmë në një gotë me ujë të vakët dhe
e lëmë në vend të ngrohtë që të vije.
Hapi 2
Më pas
e përziejmë me ujë, kripë dhe miell dhe ashtu e zëmë brumin e bukës të cilin e
lëmë të mbuluar me pecetë kuzhine afër një orë.
Hapi 3
Brumin
e ardhur e ngjeshim me miell dhe e shtrijmë në tepsi ose e ndajmë në 7-8 kuleqë
të cilët i ngjeshim një nga një dhe i rreshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë.
Hapi 4
Kuleqtë
e bukës piqen afër 50 min në 200 gradë celsius.