ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Supë me karrota

45

20Min

Pergatitja

25Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

1 lugë gjelle Gjalpë
1 lugë gjelle Vaj ulliri
1 Qepë e mesme
1 kërcell Selino
2 thelpinjë Hudhër
1 lugë çaji Majdanoz i copëtuar
5 filxhana Karrota të copëtuara
2 filxhana Ujë
4 filxhana Supë pule ose perimesh
½ filxhan Krem kuzhine (opsionale)
½ lugë çaji Kripë
Piper sipas dëshirës

Përgatitja

Hapi 1

Fillimisht pastroni mirë karrotat, qepën, selinon dhe hudhrën dhe i copëtoni.

Në anën tjetër në një tenxhere ngrohni gjalpën dhe vajin deri sa të shkrihet mirë gjalpi.

Fërgoni qepën dhe selinon për rreth 4-6 minuta deri sa të zbuten. Shtoni hudhrën dhe majdanozin dhe përzieni për disa sekonda.

Hapi 2

Zieni supën e pulës ose perimeve në një tenxhere.

Përzieni karrotat me përbërjen nga Hapi 1, shtoni ujin dhe supën në nxehtësinë maksimale. Pasi të vloj lëngu, ulni temperaturën në nxehtësi mesatare dhe e lëni të qëndroj ashtu për 25minuta.

Hapi 3

Supën e përgatitur vendoseni në blender në mënyrë që të formohet përbërja kremoze e supës, aty shtoni edhe kripën dhe piperin.

Hapi 4

Vendosni supën në pjatën e servimit dhe sipas dëshirës i shtoni kremin e kuzhinës dhe mëlmesa shtesë sipër, për shije dhe dekor.