500gr | Mish të bluar |
1 | Qepë |
Kripë/Piper | |
2/3 | Majdanoz |
1 | Vezë |
200gr | Oriz |
1 | Qepë |
1 | Karotë |
100gr | Perime ( bizele, miser etj.) |
Rreth 500ml | Ujë të vluar |
Kripë/Piper | |
Vaj Ulliri |
Hapi 1
Marrim qepën e kalojmë në rende, me pas ia shtojmë
mishit.
Shtojmë majdanozin e grimcuar, kripë, piperin dhe
vezën.
Hapi 2
Gatuajmë brumin dhe e lëmë në frigorifer të pushoj
30min, më pas i formojmë qyftet.
Marrim tavën për oriz, skuqim pak qepën me karotë.
Shtojmë orizin, perimet tjera, kripën dhe piperin,
i skuqim së bashku për 2-3min.
Hapi 3
Shtojmë ujin e vluar dhe qyftet.
Piqen në 200°C, derisa të avullohet tërsisht uji.