1 | Pulë e ngrirë (1kg) |
100gr | Gjalpë |
2 | Lugë çaji kripë |
6 | Tufa erëza të ndryshme |
1 | Lugë çaji piper i zi |
1 | Lugë gjelle mëlmesa perimesh |
1 | Hudhër |
2 | Kupa prasë e grirë |
2 | Kupa selino e grirë |
2-3 | Filxhana supë pule |
3 | Molla të prera në feta afro 1.5cm |
1 | Filxhan uthull molle |
1 | Filxhan arra të copëtuara |
12 | Kupa me bukë të prerë në kube |
¼ | Filxhan majdanos i copëtuar |
Hapi 1
Ngrohni furrën në nxehtësi maksimale. Marinoni pulën nga
brenda me ½ lugë çaji kripë dhe ¼ lugë çaji piper i zi. Mbushni zgavrën e pulës
me erëzat e freskëta dhe hudhër të copëtuar imtë. Lyeni nga jashtë pulën me 4
lugë gjalpë dhe vendosni sipër ¼ lugë çaji mëlmesa perimesh, ½ lugë çaji kripë
dhe ¼ lugë çaji piper i zi.
Hapi 2
Vendosni këmbët e pulës në pjesën e poshtme nën pulë për të
mos u djegur. Vendosni pulën në tepsi për pjekje. Shtoni 1/3 e filxhanit me
lëng nga supa e pulës. në tepsi.
Hapi 3
Piqni pulën rreth 15minuta në temperaturë maksimale më pas
ulni temperaturën në 160 gradë Celsius. Vazhdoni të piqni pulën duke
kontrolluar çdo 20minuta deri sa të hiqet lëngu. Nxjerrni lehtë këmbët e pulës
sipër.
Me termometër mishi masim temperaturën e brendshme deri sa
të arrij rreth 70 gradë Celsius. Kjo zgjat rreth 2-3 orë varësisht nga madhësia
e pulës.
Hapi 4
Shkrini një copë gjalpë në një tigan të madh në nxehtësi
mesatare. Fërgoni në të prasën dhe selinon rreth 2-3 minuta. Më pas shtoni
mollën dhe uthullën e mollës dhe zieni rreth 3-4 minuta deri sa të zbutn
mollat. Shtoni mëlmesat e perimeve dhe largoni nga nxehtësia tiganin.
Hapi 5
Në një enë të thellë bashkoni kubëzat e bukës, përbërjen me
molla, arrat dhe majdanozin. Shtoni supën e pulës deri sa të lagen mirë të
gjitha copat e bukës. Përzieni mirë dhe më pas vendosni përbërjen në një enë
për pjekje në 170 gradë Celsius rreth 45minuta (45 minuta nga fundi i kohës së
pjekjes së pulës).
Hapi 6
Largoni nga furra të dyja, pulën dhe përbërjen nga buka.
Lëreni pulën të ftohet rreth 10-15 minuta para se ta preni
për servim në pjatë.
Pasi ta preni, shërbejeni anash me përbërjen nga buka dhe
mollat.