ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Torte me Susam

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

Brumi i pare:
5 Veze
90gr Sheqer
1 pako Sheqer vanilje
100gr Miell
30gr Kakao
½ Pluhur per pjekje
Brumi i Susamit:
4 Te bardha te vezes
90gr Sheqer
1 pako Sheqer vanilje
180gr Susam
½ luge supe Miell
½ luge supe Nisheste
1/3 pako Pluhur per pjekje
Kremi:
500ml Qumesht
100gr Sheqer
1 pako Sheqer vanilje
4 Te verdha te vezes
30gr Miell
20gr Nisheste
100gr Gjalp
100gr Tahin(Gjalp Susami)

Përgatitja

Hapi 1

Tundim te verdhat e vezës me gjysmën e sheqerit.

Shtojmë miellin, kakaon dhe pluhurin për pjekje.

 

 Hapi 2

Në enë tjetër tundim të bardhat me sheqer derisa masa të trashet shumë, pastaj e bashkojmë me pjesën e parë duke e përzierë me shumë kujdes.

Piqet në tepsi 24cm, mbi letër për pjekje, në 160°C.

 

 Hapi 3

Brumi susamit:

Tunden të bardhat e vezës me sheqer.

Susamit ia shtojmë miellin dhe nishesten.

Pasi vezët  të jenë tundur ia shtojmë susamin, duke I përzier me shumë kujdes.

Piqet në tepsi 24cm , në 160°C.

 

 Hapi 4

Kremi:

Marim një enë shtojmë të verdhat e vezës, sheqerin, miellin dhe nishesten.

I përziejmë mrië dhe  sipas nevojës shtojmë pak qumësht për tretje.

 

Hapi 5

Vëmë qumshëtin mbi zjarë, pak para pikes së vlimit ia shtojmë masën nga vezët duke e përzierë vazhdimisht derisa të trashet.

Kur kremi te jetë gati, shtojmë gjalpën dhe masën nga tahini.

 

Hapi 6

Kremin e mbluojm me folie plasmani dhe e lëm anash të ftohet.

Presim brumin e parë në mes, pasi te jetë ftohur tërsisht.

Pjesën e pare e lyejmë me gjysmën e kremit, shtojmë mbi brumin nga susami, e lyejmë  sërish me kremin e mbetur, dhe në fund e mbulojmë me pjesën e mbetur nga brumi i pare. Dekorohet sipas dëshirës.