ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Torte e njelmet me spinaq

Min

Pergatitja

Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

250gr Biskota te njelmeta
150gr Gjalpe
Kremi:
200gr Spinaq
4 pako Djathe krem Philadelfia
1 luge Caj koper i thate
1 pako Zhelatine
Kripe dhe piper
Vaj ulliri

Përgatitja

Hapi 1

Biskotat e njelmëta bluhen, pastaj ia shtojmë gjalpën e shkrirë.

Masëne fituar e vendosim në tepsi rrethore, me diametër 22cm, duke e shtypur mire me fundin e gotës ose ndonjë mjet tjetër kuzhine.

 

Hapi 2

Skuqim spinaqin  për 3-4min nëvaj ulliri, pastaj ia shtojmë erëzat.

Aktivizojmë zhelatinën me 20ml ujë,pas 10 min e nxejmë pak derisa të shkrijë por mos të vloj.


 Hapi 3

Në procesor ushqimi e bluajme spinaqin e skuqur në vaj ulliri.

Shtojmëzhelatinën dhe djathin krem.


 Hapi 4

Masën e fituar e vendosim mbi bazën e biskotave, dhe e lëm në frigorifer së paku 2 orë.

Dekorohet sipas dëshirës.