ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Mish pule me spinaq

25

10Min

Pergatitja

15Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

3 copa Gjoks pule
250gr Spinaq (i ngrirë, i copëtuar, i përgatitur sipas udhëzimeve në pako)
200gr Djath feta
300gr Djath krem
1 thelb Hudhër
1 lugë gjelle Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Hapi 1

Ngrohni pllakën e shporetit në temperaturë maksimale.

Hapi 2

Përzieni bashkë në një enë spinaqin e copëtuar të tharë mirë, djathin feta të copëtuar, djathin krem, hudhrën dhe pak kripë.

Hapi 3

Preni në mes gjoksin e pulës duke formuar një xhep të hapur.

Ndani në tre pjesë të barabarta përbërjen nga Hapi 2, formësoni të trijat në formë ovale. Mbushni mesin (xhepin) e hapur të mishit me nga një pjesë të përbërjes me spinaq. Kriposeni mishin sipër me kripë dhe piper të zi.

Hapi 4

Vendosni një tigan me pak vaj në pllakën e ngrohur paraprakisht dhe fërgoni mirë mishin afër 5 minuta nga të dyja anët.