ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Tart Kokosi

0

0Min

Pergatitja

0Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

Brumi:
120gr Gjalp
50gr Sheqer
1 pako Sheqer vanilje
100gr Kokos
180gr Miell
2 Te verdha te vezes
Kremi:
500ml Qumesht
100gr Sheqer
1 pako Sheqer vanilje
100gr Kokos
2 Te verdha te vezes
50gr Nisheste
250gr Djathe Mascarpone

Përgatitja

Hapi 1

Se pari ne procesor ushqimi e bluajme kokosin.

Ne nje ene shtojme gjalpen e ftohet, sheqerin, kokosin e bluar  dhe miellin.

 

Hapi 2

Gatuajme brumin derisa te merr formen e e kokrave.

Ne fund shtojm te verdhat e vezes, dhe e gatuajme derisa ta merr formen e brumit.

Brumin e fituar e leme te qendroje, se paku gjysem ore ne frigorifer, pastaj e hollojm e vendosim ne tepsi tarti, dhe piqet ne 180°C.

 

 Hapi 3

Ne tenxhere veme qumeshtin te vloj, bashk me kokosin dhe sheqerin.

Ne ene tjeter, trazojm te verdhat e vezes me nisheste.

Pak para pikes se vlimit te qumshtit ia shtojme masen nga nishestja.

E perziejme vazhdimisht derisa te fitohet masa e trashe.

 

 Hapi 4

Kremin e ftituar e leme anash te ftohet pak, pastaj ia shtojme mascarponen.

Me kremin e fituar e mbushim brumin e pjekur dhe te ftohur.

Dekorohet sipas deshires.