ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Ëmbëlsira me Oreo

40

15Min

Pergatitja

25Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

10 Biskota Oreo
2 lugë gjelle Gjalpë e shkrirë
230gr Djath krem
2 lugë gjelle Krem i trashë për ëmbëlsira
1 Ve
1/4 filxhan Sheqer
2 lugë çaji Sheqer vanilje
1 filxhan Qershia të konservuara

Përgatitja

Hapi 1

Ngrohni furrën në temperaturë 170 gradë Celsius.

Vendosni biskotat Oreo në një qese dhe grimëcojini ato imtë. Vendosni ato në një enë dhe shtoni gjalpin e shkrirë.


Hapi 2

Merrni një tepsi për muffins (me ndarje) dhe hedhni nga një lugë nga përbërja.

 

 

Hapi 3

Në një enë për përzierje, vendosni djathin krem dhe përzieni mirë me mikser deri sa të zbutet. Shtoni kremin për ëmbëlsira dhe përzieni deri sa të kombinohen të dyja bashkë. Shtoni vezën dhe vazhdoni të përzieni. Derisa mikseri është ende i ndezur shtoni sheqerin dhe sheqerin e vaniljes dhe përzieni për 1-2 minuta.

 

Hapi 4

Merrni me lugë nga kremi dhe vendoseni sipër biskotave në tepsi. Piqni rreth 25 minuta.

Pasi t'i lëni të ftohen, vendosni sipër qershiat nga konserva dhe lërini të ftohen rreth një orë.