ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Sallatë me makarona

25

5Min

Pergatitja

20Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

1 kupë Karrota (të prera në kube)
1 kupë Bizele
1 kupë Tranguj turshi (të prera në kube)
1 kupë Patate (të prera në kube)
1 gotë çaji Majonezë
3 kupa Jogurt
500gr Makarona
1 lugë gjelle Kripë
Vaj

Përgatitja

Hapi 1

Pasi t'i pastroni mirë perimet (patatet gjysmë të ziera) dhe t'i preni në formë të kubëzave, vendosni në një tigan me pak vaj për t'i fërguar.

 

Hapi 2

Në anën tjetër vendosni në një tenxhere makaronat për t'i zier në temperaturë maksimale duke ulur gradualisht temperaturën deri sa të zihen.


Hapi 3

Në një enë (pjatë) të madhe servimi vendosim makaronat dhe perimet e fërguara së bashku, i hedhim sipër përbërësit e tjerë (majonezin dhe jogurtin) dhe i përzijmë mirë të gjitha bashkë.