ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Supë me patate dhe presh

40

10Min

Pergatitja

30Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

4 copë Presh
2 Patate
1 Supë e gatshme perimesh
2 lugë Vaj
2 thelpinjë Hudhër
2 thelpinjë hudhër 1 kupë Ajkë (schmand)
Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Hapi 1

Zieni supën e perimeve dhe ndani nga ajo 3 kupa.

 Hapi 2

Pastroni mirë preshin duke marrë vetëm pjesën e bardh dhe të gjelbërt të hapur, i preni imtë.

Hapi 3

Pastroni, qërroni dhe preni imtë patatet, gjithashtu edhe thelpinjtë e hudhrës.

Hapi 4

Në një tenxhere ngrohni vajin në temperaturë maksimale dhe fërgoni patatet dhe preshin se bashku. Shtoni hudhrën dhe fërgoni edhe për një minut të gjitha së bashku.

Hapi 5

Shtoni 3 kupat e supës dhe i lëni të zihen për 30min në temperaturë mesatare.

Në fund shtoni ajkën.

Hapi 6

Vendosni tërë masën në blender në mënyrë që të homogjenizohet.

Pasi ta shërbeni në pjatë, sipas dëshirës vendosni sipër piper të zi.