500 gr | Brokoli |
4 lugë gjelle | Vaj ulliri |
2 thelpinjë | Hudhër ose 1 kokërr qepë |
2 | Patate |
1 shkop mesatar | Selino |
Nenexhik | |
Borzilok | |
800 ml | Lëng i nxehtë pule ose perimesh |
Kripë |
Hapi 1
Në një tas të vogël ku kemi hedhur tre lugë vaj ulliri hedhim hudhrën të cilën e kemi grirë shumë imët në mënyrë që të përftohet aroma e saj. Ndërkohë nisim përgatitjen e supës.
Hapi 2
Pastrojmë patatet dhe brokolit. Patetet i qërrojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degë të vogla.
Hapi 3
Në një tenxhere hedhim një lugë gjelle vaj ulliri e vendosim në zjarr dhe më pas shtojmë brokolit dhe patatet, bashkë me gjethet e mentes dhe borzilokut, i kaurdisim të gjitha bashkë për 3 minuta.
Më pas, shtojmë lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe i lëmë
të zjejnë bashkë përreth 30 minuta.
I heqim nga zjarri dhe i fusim në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës.
Hapi 5
Më pas tenxheren e vendosim edhe për disa minuta të tjera në
zjarr ndërkohë që hedhim kripën dhe piperin. E trazojmë dhe pas 10 minutash e
heqim nga zjarri.
E hedhim në tasat e servirjes së supës, i spërkasim sipas
dëshirës me piper të zi, vaj ulliri ose hudhër të grirë imët dhe e shërbejmë të
ngrohtë.