ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

File pule e mbështjellur

Min

Pergatitja

Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

500gr File pule
1 luge caji Xhenxhefill
1/2 lugë caji Hudhër pluhur
1/2 lugë caji Qepe e thate
2 lugë supe Salce soje
1 lugë caji Mjalte
2 lugë supe Vaj ulliri
1 lugë caji Piper të kuq
Kripë/piper
Miell
2 Vezë
Fjolla misri

Përgatitja

Hapi 1

Në një enë shtojmë të gjitha erëzat dhe vajin e ullirit.

Presim gjoksin e pulës në file, pasatj i marinojm nga të gjitha anët me masën e pregaditur, ku e lëmë të qëndrojnë së paku 30min.

 


Hapi 2

Në një enë shtojmë miellin, i fusim filet e marinuara nga të gjitha anët.

Në enë tjetër tundim vezët, dhe nga mielli i kalojmë filet në vezë.

Dhe në fund i kalojmë në  fjollat e misrit të grimcuara.

 

Hapi 3

Ngrohim mire tepsinë jo ngjitëse  paraprakisht, pastaj i vendosim filet, duke i shtuar pak vaj ulliri.

Piqen në 250°C, rreth 20min.