ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Troftë e pjekur

35

10Min

Pergatitja

25Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

2 Peshqi Troftë (afër 900gr)
2 Limona (të prera në feta)
1/2 Limon (lëng limoni)
1 tufë Qepë të reja (jeshile)
1 tufë Majdanoz
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri

Përgatitja

Hapi 1

Ngrohni furrën në nxehtësi maksimale.

Pastroni peshqit dhe thani mirë.

 Hapi 2

Vendosni së bashku në një enë qepët e reja të copëtuara dhe majdanozin e grirë.

Hapi 3

Hapni peshkun në mes dhe marinoni me kripë dhe piper tërë peshkun. Ndani gjysmën e kombinimit qepë me majdanoz dhe mbushni me të peshqit brenda dhe spërkatni me lëng limoni. Preni limonin në feta dhe vendosni brenda mbi qepë dhe majdanoz, spërkatni me vaj ulliri dhe mbyllni peshqit.

Hapi 4

Bëni nga një prerje të cekët diagonale sipër në lëkurë të troftës. Vendosni limon të prerë (shih foton) e më pas kriposni me kripë dhe piper.

Hapi 5

Vendosni peshqit në një tepsi t'i  piqni për rreth 20-25 minuta dhe më pas vendosini në skarë nga të dyja anët për lëkurë më kërcëlluese.

 Hapi 6

Shërbeni në pjatë me patate, limon dhe perime sipas dëshirës.

Ju mund të preni kokën e peshkut nëse dëshironi para se ta shërbeni.