ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Qyfte në salcë

Min

Pergatitja

Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

600gr Mish
1 Qepë e madhe
1 luge caji Kripe
1 luge caji Piper i kuq
3-4 luge Miell të farave të lirit ose thermia buke
1/2 luge e cajit Sode bikarboni
Ujë sipas nevojës
Salca e kurkumit:
50gr Gjalpe
50gr Miell
500ml Qumësht
1 luge supe Shafran indie(kurkum)
Kripë/piper
3 thelpinje Hudhër
200ml Krem qumështi halta

Përgatitja

Hapi 1

Qepën e grimcuar imët, ia shtojmë mishit bashk me të gjitha erëzat.

Shtojmë pak ujë dhe e gatuajmë brumin.

Në fund shtojmë miellin e farave të lirit, ose thërmiat e bukës, me s.bikarboni.

 

Hapi 2

Brumin e fituar e lëm të pushojë rreth 1orë në frigorifer, pastaj ia japim formën.

Piqen në tepsi jo ngjitëse në 200°C, rreth 15-20min.


Hapi 3

Salca e kurkumit:

Në një tenxhere shtojmë gjalpën dhe miellin, e skuqim për 5 min.

Shtojmë erëzat dhe hudhrën, pastaj qumështin ia shtojmë gradualisht, duke përzierë vazhdimisht.

Pasi kremi të merr formën e trashë, shtojmë kremin e qumështit.

Masën e fituar e vendosim në tepsi, sipër I shtojmë qoftet e pjekura dhe rikthehen në furrë edhe për 5-10min të tjera.