1kg | Mish i bluar |
2 copa | Bukë (bajate - e djeshme) |
3 | Qepë |
2 thelpinjë | Hudhër |
Kripë dhe piper i zi | |
Spec i kuq i bluar | |
6 lugë gjelle | Vaj ulliri |
4 | Speca të kuqe |
2 lugë gjelle | Erëza dhe mëlmesa të llojllojshme |
2 | Ve |
1 kanaqe | Misër (340-400gr) |
400gr | Salcë domatesh |
50ml | Lëng supe perimesh |
Hapi 1
Vendosni copat e bukës në ujë të vakët. Qërroni 2 qepë dhe
një thelb hudhër dhe preni imtë.
Hapi 2
Në një tigan ngrohni 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe fërgoni
aty mirë qepën dhe hudhrën, pastaj i largoni nga nxehtësia.
Hapi 3
Pastroni 2 speca dhe copëtoni imtë. Kulloni mirë copat e
bukës dhe vendosni tek mishi i grirë së bashku me vezët, qepët, hudhrat,
erëzat, mëlmesat dhe misrin e kulluar. Kriposni me kripë, piper dhe spec të
kuq. Përzieni mirë të gjitha bashkë dhe formësoni mishin (shih foton).
Hapi 4
Lyeni një tepsi me 2 lugë vaj ulliri dhe vendosni mishin në
të. Vendoseni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë Celsius përafërsisht
1 orë.
Hapi 5
Për të përgatitur salcën, qërroni dhe copëtoni imët qepën
dhe hudhrën e mbetur. Gjithashtu pastroni, heqni farat dhe preni imët specat e
mbetura.
Hapi 6
Ngrohni vajin e mbetur të ullirit në një tigan. Fërgoni aty
së bashku qepën, hudhrën dhe specat. Hedhni edhe salcën e domateve dhe fërgoni
për rreth 2-3 minuta të gjitha së bashku. Shtoni lëngun e supës së perimeve dhe
zieni me kapak të mbyllur për rreth 20 minuta. Shtoni mëlmesa, kripë dhe piper
sipas dëshirës.
Hapi 7
Nxjerrni mishin nga furra. Preni në copa dhe e shërbeni në
pjatë së bashku me salcën dhe me patate të fërguara sipas dëshirës.