1/4 filxhan | Gjalpë |
3/4 filxhan | Qepë e grirë |
2 kërcej | Selino të copëtuar |
4 filxhana | Brokoli të copëtuar |
1/3 filxhan | Miell |
4 filxhana | Supë pule ose supë perimesh |
½ filxhan | Krem kuzhine |
Kripë dhe piper |
Hapi 1
Në një tenxhere vendosni gjalpin deri sa të shkrihet. Shtoni
qepën, selinon dhe brokolit e coptuar. Fërgoni rreth 10minuta deri sa të
zbuten.
Në një tenxhere tjetër zieni supën e pulës ose perimeve.
Hapi 2
Shtoni miellin dhe përzieni rreth 1min. Shtoni 2.5 filxhana
nga supa e zier.
Hapi 3
Zieni të gjitha së bashku deri sa perimet të zihen rreth
10-12 minuta ose më shumë sipas nevojës. Vendosini në blender deri sa të
homogjenizohet masa.
Hapi 4
Ktheni sërish supën nga blenderi në tenxhere, shtoni 1.5 filxhan
të mbetur nga supa e zier dhe kremin e kuzhinës. Zieni edhe pak të gjitha së
bashku.
Hapi 5
Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës.
Vendoseni në pjatë për servim dhe sipër shtoni mëlemsa ose
erëza për shije dhe dekor.