ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Cheesecake me luleshtrydhe

25

10Min

Pergatitja

25Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

250gr Biskota të tretshme (që copëtohen)
100gr Gjalpë
1 pako Sheqer vanilje
600gr Djathë i butë me yndyrë (djath krem)
125gr Sheqer pluhur
280ml Krem kuzhine (double cream)
400gr Luleshtrydhe të ndara në gjysmë

Përgatitja

Hapi 1

Për të përgatitur bazën, fillimisht shkrini gjalpin.

Vendosni biskotat në një qese dhe shtypini me t'hollues deri sa të thërrmohen.


Hapi 2

Vendosni biskotat e bluara në enë plastike dhe shtojini sipër gjalpin e shkrirë. Përziejini mirë të dyja bashkë.

 

 Hapi 3

Në një tepsi të cekët në formë rrethore, shtrini mirë njëtrajtësisht dhe ngjeshur përbërjen e përgatitur nga Hapi 2 dhe vendoseni në frigorifer që të ftohet dhe forcohet për rreth 1 orë.


Hapi 4

Në një enë vendosni djathin, sheqerin pluhur dhe sheqerin e vaniljes. Të gjitha i përzieni mirë me mikser elektrik deri sa të zbutet masa. Shtoni kremin e kuzhinës dhe vazhdoni t'i përzieni deri sa të homogjenizohen të gjitha mirë.

 

Hapi 5

Mbi bazën me biskota, vendosni përbërjen e fituar nga Hapi 4 duke filluar nga skajet dhe duke vazhduar njëtrajtësisht në mes pa lën fluska ajri. Me një shpatull ose me pjesën e poshtme të lugës, shpërndani dhe formësoni mirë përbërjen e sipërme të ëmbëlsirës.

Vendoseni në frigorifer gjatë tërë natës.