1 pako | Kerpudha Portobello |
1 pako | Kerpudha Shampinjon |
4 thelpinje | Hudher |
40 gr | Arra te bluara |
Majdanoz i fresket | |
Kripe dhe piper | |
Djathe parmesan |
Hapi 1
Së pari ia largojmë bishtat kërpurdhave Portobello.
Kërpudhat i marinojme me pak vaj ulliri, kripë dhe piper, pastaj piqen për 5min në 250°C,
duke i vendosur në tepsi të ngrohur paraprakisht mirë.
Marrim
kërpudhat shampinjon dhe bishtat e portobellove, i presim shumë imët, I skuqim në vaj ulliri.
Shtojmë hudhrën e grimcuar, majdanozin, arrat dhe erëzat.
Largojmë kërpudhat Portobello nga furra, i mbushim me
masën e pregaditur, sipër i hedhim djathë parmezan dhe sipas dëshirës një gjysëm arrë.
Rikthehen në furrë derisa djathi të shkrihet, të marr
ngjyrë të bukur të artë.