ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC

Toptha djathi

25

10Min

Pergatitja

15Min

Pjekja/Zierja

Përbërësit Persona

100gr Djath kaçkavall
1 kupë Misër i konservuar në kanaqe
1 kupë Miell
1/2 kupe Qumësht
Gjethe majdanozi
Prezle (thërrime buke)
Vaj
Kripë

Përgatitja

Hapi 1

Fillimisht merrni misrin dhe mundohuni t'ia hiqni tërësisht lëngun duke e ndrydhur lehtë me duar.

 

Hapi 2

Djathin kaçkavall e grini mirë me rende dhe e bashkoni me misër. Gjithashtu gjethet e majdanozit te pastruara dhe të prera imtë i bashkoni me masën. Hedhni pak kripë sipas dëshirës.

 

Hapi 3

Përzieni mirë të gjitha dhe formoni toptha të vegjël me duar.

 

Hapi 4

Në një enë vendosni miellin dhe qumështin bashkë për të fituar një masë në të cilën do t'i rrokullisni të gjithë topthat.

 

Hapi 5

Në një pjatë vendosni prezlet (thërrimet e bukës) dhe në të rrokullisni topthat nga të gjitha anët.


Hapi 6

Në vaj të ngrohur në temperaturë maksimale, fërgoni të gjitha topthat deri sa të skuqen.